Kalo te përmbajtja kryesore
Projekti “Krijuesit e rinj Korçarë të së Ardhmes” shpallet fitues në platformën Rrathët Dhurues
16 tetor 2025

Projekti “Krijuesit e rinj Korçarë të së Ardhmes” shpallet fitues në platformën Rrathët Dhurues

Projekti “Krijuesit e Rinj Korçarë të së Ardhmes” u përzgjodh si një nga tre projektet fituese në platformën Rrathët Dhurues, duke marrë mbështetje të rëndësishme financiare dhe morale gjatë mbrëmjes Gala.

Një arritje shumë e madhe për Fondacionin Komunitar “Korçarët Ndihmojmë Korçarët” ishte përzgjedhja e projektit “Krijuesit e Rinj Korçarë të së Ardhmes” si një nga tre projektet fituese në platformën Rrathët Dhurues, organizuar nga Partnerët Shqipëri për të shtatin vit radhazi.

Përveç përzgjedhjes si fitues, projekti mori edhe një suport të konsiderueshëm financiar gjatë mbrëmjes Gala — një dëshmi e solidaritetit, bujarisë dhe frymës së filantropisë së të pranishmëve, si individë ashtu edhe përfaqësues të biznesit.

Fondacioni shpreh mirënjohje të thellë për të gjithë mbështetësit, të cilët jo vetëm kontribuan financiarisht, por dhanë shembullin e një komuniteti që beson te të rinjtë dhe te të ardhmet e tyre.

Falënderime të veçanta shkojnë për:

  • Dr. Yvonne Naum, për mbështetjen e saj të vazhdueshme;

  • Partnerët Shqipëri, për besimin dhe mbështetjen e paçmuar ndër vite;

  • Global Albanians Foundation, për suportin e plotë në çdo aspekt;

  • Të gjithë korçarët që kanë qenë pjesë e këtij projekti që prej fillesave të tij.

Fondacioni shpreson që gjithnjë e më shumë donatorë të bashkohen për të mbështetur të rinjtë korçarë dhe kauzat e ardhshme komunitare.

KNK – Bashkë jemi më të fortë.