Kalo te përmbajtja kryesore
Rrugëtimi krijuesve të rinj korçarë vijon guximshëm!
4 qershor 2026

Rrugëtimi krijuesve të rinj korçarë vijon guximshëm!

Rrugëtimi krijuesve të rinj korçarë sot u shtri në një aspekt shumë të rëndësishëm, atë që synon çdo shpikës i “çmendur”, patentimin. Në një ërokshop tepër interaktiv të mentoruar nga znj. Suela Koçibellinj, drejtuese e Vizion OJF, të rinjtë u njohën me konceptet bazë të patentimit të një ideje

Rrugëtimi krijuesve të rinj korçarë vijon guximshëm!

Fondacioni Komunitar “Korçarët Ndihmojmë Korçarët” në vijim të projektit “Krijuesit e rinj korçarë të së ardhmes”, një projekt që synon të nxisë kreativitetin dhe kurajën për të shprehur idetë inovative për të rinjtë të moshave nga 14-22 vjeç, i cili po realizohet në territorin e Bashkisë Korçë, ka vijuar me aktivitete me ekipet fituese.

Rrugëtimi krijuesve të rinj korçarë sot u shtri në një aspekt shumë të rëndësishëm, atë që synon çdo shpikës i “çmendur”, patentimin. Në një ërokshop tepër interaktiv të mentoruar nga znj. Suela Koçibellinj, drejtuese e Vizion OJF, të rinjtë u njohën me konceptet bazë të patentimit të një ideje, por edhe me kuadrin ligjor, hapat që duhen ndjekur për regjistrimin e një shpikjeje, institucionet përgjegjëse në Shqipëri, por edhe përtej në Europë etj.

Nëpërmjet komunikimit aktiv, të rinjtë e shatatë ideve të përzgjedhura, me 18 idesh të paraqituara në total, mundën që të njihen dhe të përvetësojnë ndryshimet midis një patente, markës apo së drejtës të autorit, e njohur si term ndërkombëtar ‘copyright’.

Mbi të gjitha ata mundën të kenë një ide më të qartë se në çfarë rrethanash dhe kushtesh një shpikje mund kalojë në stadin më të lartë, atë të patentimit.

Për çdo krijues të ri apo “shpikës të çmendur”, fantazia është e para, por në epokën moderne është e nevojshme të kemi shpikës të përgatitur teorikisht, por edhe njohës të kuadrit ligjor, për të qenë zotër të plotë të vetës dhe shpikjeve të tyre!

E ardhmja u përket atyre, sfida jonë është t’ i përgatisim sa më mirë!

Rrugëtimi vazhdon për krijuesit e rinj korçarë të së ardhmes!

www.knk.org.al