“Krijuesit e rinj korçarë të së ardhmes”, prezantuan me sukses projektet e tyre në Demo Day
Projekti “Krijuesit e rinj korçarë të së ardhmes”, realizuar nga Fondacioni Komunitar “Korçarët Ndihmojmë Korçarët”, u përmbyll me sukses me eventin Demo Day, ku grupet e të rinjve që ishin përzgjedhur për idetë më të më mira, prezantuan me shumë sukses realizimin e tyre para të pranishmëve të shumtë.
“Krijuesit e rinj korçarë të së ardhmes”, prezantuan me sukses projektet e tyre
në Demo Day.
Projekti “Krijuesit e rinj korçarë të së ardhmes”, realizuar nga Fondacioni Komunitar “Korçarët Ndihmojmë Korçarët”, u përmbyll me sukses me eventin Demo Day, ku grupet e të rinjve që ishin përzgjedhur për idetë më të më mira, prezantuan me shumë sukses realizimin e tyre para të pranishmëve të shumtë.
Shtatë idetë tashmë të konkretizuara në prototipa impresionuan të pranishmit, pasi sillnin elementë tejet të dobishëm për jetën e komunitetit, por dëshmuan mbi të gjitha fantazinë, kapacitetin dhe talentin krijues të të rinjve korçarë nga institucione arsimore të Bashkisë Korçë.
Gjatë realizmit të këtij projekti, në total u paraqitën 18 ide nga 45 të rinj të moshave nga 14-22 vjeç, nga institucione arsimore të Bashkisë Korçë sikundër, Shkolla e Gjuhëve të Huaja “Faik Konica, Gjimnazi "Platon", “Ymer Dishnica”, “Themistokli Gërmenji, “Raqi Qirinxhi”, Kolegji Preka, Shkolla 9-vjeçare “Sotir Gurra”, “Mësenjtorja e Parë” dhe Universiteti FN Korçë.
Komisioni i Vlerësimit të ideve i përbërë nga inxhinieria Antoneta Gjinko, profesor Marijon Pano dhe Petri Pene, më dt. 22 Prill 2026, pasi vlerësuan idetë e prezantuara në aplikimet respektive, në dëgjesën e hapur ku të gjithë aplikuesit patën mundësinë të shpjegonin me detaje idetë e tyre, në prani të të gjithë aplikantëve, përzgjodhën shtatë idetë më të mira, të cilat u financuan nga projekti dhe tashmë u prezantuan si prototipa.
Xhersi Kodra, Klea Kosho, Kolegji "Platon", me The Nexapulse, një ide futuriste për një mjet bio-inxhinierik dhe vetë-riparues, për të zgjidhur probleme si ndotja, harxhimi i lartë i energjisë dhe dëmtimet e shpeshta të automjeteve tradicionale. Kjo ide paraqet një sistem transporti që nuk funksionon thjesht si makinë mekanike, por si një strukturë inteligjente që prodhon energji nga burime organike, përshtatet me kushtet e mjedisit dhe arrin të rigjenerojë pjesë të veta kur dëmtohet.
Bergi Mema, Arber Dacolli, Enzo Ramollari, Johana Naco, Frenk Samsuri Kolegji Preka, me idenë e ndërtimit të një Levitatori Ultrasonik, një pajisje që sfidon gravitetin duke mbajtur objekte të vogla pezull në ajër pa asnjë kontakt fizik. Një frome tejet e evoluar “transporti” që gjen zbatim në të gjitha ato procese që kërkohet sterilitet absolut.
3- Anjel Bala, Nikola Bardhi, Olga Xheka, Gabriel Zhiva, Natali Llogori, Gjimnazi "Raqi Qirinxhi", me projektin robotit për bujqësi, i cili është krijuar për t’ua lehtësuar punën fermerëve dhe për të kursyer kohë dhe energji. Ky robot funksionon si një makinë e vogël që lëviz vetë në tokë dhe mund të ndihmojë në procese si mbjellja, ujitja dhe kontrolli i gjendjes së bimëve.
4- Ervis Ogreni, Gjimnazi Ymer Dishnica, solli prototipin që ringjall lojërat arcade, konkretisht nje stadium futbolli interaktiv inteligjent ku 2 lojtare luajnë së bashku duke lëvizur me leva (joysticks).
5- Roel Haredini, Hermes Xhemollari, Angel Qyteti, Vangjush Xhialli, Gjimnazi Themistokli Gërmenji, me prototipin e serës inteligjente, që monitoron çdo aspekt, duke nisur nga temperatura, ndriçim artificial, ujitje automatike etj.
6- Mei Kapurani, Tomas Zhuti, shkolla Mësonjëtorja e Parë Shqipe, sollën “Bibliotekën pa mure” (digjitale), platformën online që u mundëson nxënësve dhe mësuesve të aksesojnë libra, revista dhe materiale mësimore në format elektronik. Kjo bibliotekë lehtëson kërkimin dhe përdorimin e informacionit, ku gjenden dhe lexohen materiale edukative nga çdo pajisje e lidhur me internetin, duke e bërë mësimin më të lehtë dhe më të shpejtë.
7- Greis Becolli, Albi Larti, Albi Trungu, Gisela Kulla, Xhimi Baraku, Kolegji Preka, me idenë e sistemit “Solar Tracker”, i cili rrit efikasitetin e paneleve diellore duke i orientuar ato automatikisht drejt burimit më të fortë të dritës.
Fondacioni Komunitar “Korçarët Ndihmojmë Korçarët”, gjen sërish rastin të falënderojë dhe të shprehë mirënjohjen për Dr. Yvonne Naum, themeluesen e këtij fondacioni për sponsosrizmin bujar të këtij projekti së bashku me Global Albanian Foundation, Fondacionin Credins, Easypay, Vizion OJF, Banka Kombëtare Tregtare, Kredo.al, Youth4society, Gant Thorton Company, Mentor Kikia, Shefqet Avdullari si edhe Partnerët Shqipëri, të cilët nëpërmjet eventit “Rrathë Dhurues”, mundësuan sponsorizimet e mësipërme, duke i dhanë jetë këtij projekti. Një falënderim i veçantë shkon edhe për Drejtoritë Rajonale të Arsimit Parauniversitar dhe Zyrën Vendore të Arsimit Parauniversitar Korçë, si edhe drejtuesit e gjimnazeve për ndihmën e vyer dhe gatishmërinë që treguan prej fazës së parë të këtij projekti e deri në përmbylljen e tij.
Dhe sigurisht mirënjohja më e e thelle për të gjithë të rinjtë pjesëmarrës dhe familjet e tyre që i mbështetën gjatë gjithë këtij rrugëtimi ëndrrash kaq të bukura!