Kalo te përmbajtja kryesore
Korridori pyjor i Parkut të Kodrave të Korçës
28 mars 2026

Korridori pyjor i Parkut të Kodrave të Korçës

Korridori pyjor i Parkut të Kodrave të Korçës, filloi zbatimin e fazës së parë, me një pjesëmarrje të madhe vullnetare nga banorët e qytetit

Korridori pyjor i Parkut të Kodrave të Korçës, filloi zbatimin e fazës së parë, me një pjesëmarrje të madhe vullnetare nga banorët e qytetit. Projekti synon mbjelljen e 3333 rrënjëve fidanë të llojeve të ndryshëm, duke mundësuar në ripyllëzimin e kësaj zone dhe rritjen e hapësirave të gjelbra.

Paralelisht, kjo do të mundësonte përmirësimin e mikroklimës në gjithë qytetin e Korçës dhe zonat rreth saj. Projekti vjen si iniciativë e bashkimi qytetar “Rruga”, Dorcas Aid International Albania, Fondacioni Komunitar Korçarët Ndihmojmë Korçartë, Qendra MEET në bashkëpunim me Bashkinë Korçë.

Një kontribut të rëndësishëm kanë dhënë individë të ndryshëm të cilët kanë dhuruar shumë të ndryshme monetare, duke mundësuar kështu blerjen e fidanëve, por edhe në sigurimin e logjistikës së nevojshme për mbjelljen e tyre.

Nëse dëshironi të ndihmoni këtë projekt mund të dhuroni këtu: "DHURO"