
Buletni i pare i Fondacionit Komunitar të Korçës
Mirë se vini në komunitetin tuaj KNK! Faleminderit që po i bashkoheni komunitetit të Fondacionit Komunitar “Korçarët Ndihmojmë Korçarët”, fondacioni i parë komunitar në Shqipëri. Përmes këtij buletini mujor do të ndajmë histori, nisma, rezultate dhe mundësi për t’u përfshirë në jetën e komunitetit korçar.
Mirë se vini në komunitetin tuaj KNK!Faleminderit që po i bashkoheni komunitetit të Fondacionit Komunitar “Korçarët Ndihmojmë Korçarët”, fondacioni i parë komunitar në Shqipëri.
Përmes këtij buletini mujor do të ndajmë histori, nisma, rezultate dhe mundësi për t’u përfshirë në jetën e komunitetit korçar.
Historia e KNK-së
I krijuar në Prill 2025, Fondacioni synon t'i japë një formë të re traditës së filantropisë korçare, duke bashkuar qytetarët, diasporën, bizneset dhe organizatat rreth një qëllimi të përbashkët: të kontribuojmë për një Korçë më të mirë.
Nisma u ideua nga Dr. Yvonne Naum, e lindur dhe e rritur në SHBA, e cila ka premtuar një pjesë të trashëgimisë së saj për Fondacionin. Ajo u zhvillua së bashku me grupin themelues dhe me mbështetjen e Global Albanians Foundation në SHBA. "Korçarët Ndihmojmë Korçarët" është më shumë se një nismë, është një thirrje për ta kthyer solidaritetin në veprim për të gjithë ne që mund të themi me krenari se jemi "pe Korçe".
Çfarë do të bëjë KNK?
Fondacioni lidh njerëzit që duan të kontribuojnë me komunitetin dhe nismat që kanë nevojë për mbështetje.Puna jonë do të përqendrohet në tri fusha:
Të rinjtëMbështetje për arsimin, aftësitë, idetë dhe pjesëmarrjen e të rinjve.Të moshuaritMbështetje për një jetë me më shumë kujdes, dinjitet dhe përfshirje.Mjedisi urbanNisma për një Korçë më të pastër, më të gjelbër dhe më funksionale.
Çfarë kemi bërë në 2026
Hapëm thirrjen dhe zbatuam projektin "Fuqizimi i liderëve të ardhshëm të teknologjisë nga Korça", të cilët gjtaë tre muajve kryen kurse të avancuara në React Native dhe Dizajni i Përqendruar te Njeriu, ku morën njohuri praktike bashkëkohore në zhvillimin e aplikacioneve mobile, që u konkretizua me krijimin e aplikacionit "Drita", dedikuar të moshurave për të programuar lehtësisht nevojat e tryre ditore ($7,000).Hapëm thirrjen dhe zbatuam projektin "Krijuesit e rinj korçarë të së ardhmes", për të rinjtë 14–22 vjeç me ide krijuese dhe ndërtimin e prototipeve në fusha të ndryshme të shknecës dhe teknologjisë, mbështetur nga Partners Albania ($8,000)Mbështetëm projektin e krijimit të Korridorit Pyjor të Parkut të Kodrave të Korçës, me synimin për të mbjellë 3,000 pemë në 53 hektarë në 2026 dhe 2027, si dhe kujdesin për pemët e mbjella, mbështetur nga Global Albanians Foundation ($6,000)Çfarë vjen më pas?
Në muajt në vijim do të vijojmë me realizimin e projektit "Jeta nuk ka moshë", i cili fokusohet në trajtimin dhe shërmin e personave të moshës së tretë që kanë probleme me lëvizshmërinë.Gjatë muajit Nëntor do të mbështesim zhvillimin e Bienales së Karrikaturës ‘Niko Nikolla”, që do të zhvillohet në Korçë, duke synuar krijimin e një shkolle verore për fëmijët dhe të rinjtë e talentuar në këtë degë të arteve pamore.Në muajt Nëntor – Dhjetor, do jemi pjesë e një ndërmarrje mbarëkombëtare “Albanian Online Giving Week”, në një përpjekje të qenësishme filantropike me angazhimin e shqiptarëve kudo ndodhen.Kush jemi?
Leonard Olli - Drejtor Ekzekutiv dhe Themelues
Ardit Konomi - Kryetar i Bordit dhe Themelues
Dr. Yvonne Naum - Anëtare e Bordit dhe Themeluese
Alda Nikollori - Anëtare e Bordit dhe Themeluese
Klajdi Pllaha - Anëtar Bordi
Mark Kosmo - Këshilltar, Kryetar i Global Albanians Foundation
Daniel Hyseni - Këshilltar, Global Albanians Foundation
Do t' ju ishim shumë mirënjohës nëse e shpërndani këtë buletin me miqtë e të njohurit tuaj dhe inkurajoini ata regjistrohen për të marrë Buletinin e KNK-së. Faleminderit shumë!
Me mirënjohje,
Leonard Olli (Nardi)
Drejtor Ekzekutiv