
Fondacioni Komunitar “Korçarët Ndihmojmë Korçarët”, në vijim të fazës së dytë të projektit “Krijuesit e rinj korçarë të së ardhmes”, ka shpallur idetë më të më mira, të përzgjedhura nga Komisioni i Vlerësimit të Ideve.
Fondacioni Komunitar “Korçarët Ndihmojmë Korçarët”, në vijim të fazës së dytë të projektit “Krijuesit e rinj korçarë të së ardhmes”, një projekt që synon të nxisë kreativitetin dhe kurajën për të shprehur idetë inovative për të rinjtë të moshave nga 14-22 vjeç, ka shpallur idetë më të më mira, të përzgjedhura nga Komisioni i Vlerësimit të Ideve. Në total u shprehën 18 ide nga 45 të rinj, të cilët vijnë nga institucione arsimore të Bashkisë Korçë.
Fondacioni Komunitar “Korçarët Ndihmojmë Korçarët”, në vijim të fazës së dytë të projektit “Krijuesit e rinj korçarë të së ardhmes”, një projekt që synon të nxisë kreativitetin dhe kurajën për të shprehur idetë inovative për të rinjtë të moshave nga 14-22 vjeç, ka shpallur idetë më të më mira, të përzgjedhura nga Komisioni i Vlerësimit të Ideve. Në total u shprehën 18 ide nga 45 të rinj të cilët vijnë nga institucione arsimore të Bashkisë Korçë sikundër, Shkolla e Gjuhëve të Huaja “Faik Konica, Gjimnazi "Platon", “Ymer Dishnica”, “Themistokli Gërmenji, “Raqi Qirinxhi”, Kolegji Preka, Shkolla 9-vjeçare “Sotir Gurra”, “Mësenjtorja e Parë” dhe Universiteti FN Korçë.
Komisioni i Vlerësimit të ideve i përbërë nga inxhinieria Antoneta Gjinko, profesor Marijon Pano dhe Petri Pene, më dt. 22 Prill 2026, pasi vlerësuan idetë e prezantuara në aplikimet respektive, zhvilluan edhe dëgjesën e hapur ku të gjithë aplikuesit patën mundësinë të shpjegonin me detaje idetë e tyre, në prani të të gjithë aplikantëve.
Në përfundim të dëgjesave të hapura, Komisoni i Vlërësimit vendosi se idetë më të spikatura ishin tw tw rinjve si më poshtë vijon:
Xhersi Kodra, Klea Kosho, Kolegji "Platon", me The Nexapulse një ide futuriste për një mjet bio-inxhinierik dhe vetë-riparues, e menduar për të zgjidhur probleme si ndotja, harxhimi i lartë i energjisë dhe dëmtimet e shpeshta të automjeteve tradicionale. Kjo ide paraqet një sistem transporti që nuk funksionon thjesht si makinë mekanike, por si një strukturë inteligjente që prodhon energji nga burime organike, përshtatet me kushtet e mjedisit dhe arrin të rigjenerojë pjesë të veta kur dëmtohet.
Bergi Mema, Arber Dacolli, Enzo Ramollari, Johana Naco, Frenk Samsuri Kolegji Preka, me idenë e ndërtimit të një Levitatori Ultrasonik, një pajisje që sfidon gravitetin duke mbajtur objekte të vogla pezull në ajër pa asnjë kontakt fizik.
3- Anjel Bala, Nikola Bardhi, Olga Xheka, Gabriel Zhiva, Natali Llogori, Gjimnazi "Raqi Qirinxhi", me projektin robotit për bujqësi, i cili është krijuar për t’ua lehtësuar punën fermerëve dhe për të kursyer kohë dhe energji. Ky robot funksionon si një makinë e vogël që lëviz vetë në tokë dhe mund të ndihmojë në procese si mbjellja, ujitja dhe kontrolli i gjendjes së bimëve.
4- Ervis Ogreni, Gjimnazi Ymer Dishnica, me idenë e ringjalljes së lojërave arcade, konkretisht nje stadium futbolli interaktiv inteligjent ku 2 lojtare luajnë së bashku duke lëvizur me leva (joysticks).
5-Roel Haredini, Hermes Xhemollari, Angel Qyteti, Vangjush Xhialli, Gjimnazi Themistokli Gërmenji, me idenë e një sere inteligjente e monitoruar ne çdo aspekt duke nisur na temperaturat, ndriçim artificial, ujitje automatike etj.
6- Roela Riza, Kristi Ramo, Jona Terrolli, Albi Mulla, Medi Terolli, Gjimnazi Themistokli Gërmenji, me GENEX ide për një zgjidhje inovative për sfidat e transportit në qytetet moderne. Aplikacioni u ofron përdoruesve informacion të qartë mbi stacionet e karburantit dhe karikimit, një kalkulator për koston reale të udhëtimeve. GENEX synon implementim real dhe përfaqëson një hap konkret drejt qyteteve inteligjente. Në thelb të sistemit qëndron pajisja GENEX, një modul i vogël dhe me kosto të ulët që instalohet në automjete dhe transmeton pozicionin e tyre përmes GPS dhe rrjeteve të komunikimit. Kjo mundëson krijimin e një harte dinamike të trafikut, duke e kthyer qytetin në një ekosistem të zgjuar dhe të ndërlidhur.
7- Albi Larti, Albi Trungu, Gisela Kulla, Xhimi Baraku, Greis Becolli, Kolegji Preka, me idenë e sistemit “Solar Tracker”, i cili rrit efikasitetin e paneleve diellore duke i orientuar ato automatikisht drejt burimit më të fortë të dritës.
Ashtu sikundër isahte synuar, ky projekt identifikoi dhe mbështeti të rinj (14-22 vjeç) që sollën ide, krijuese, prototipe, shpikje të reja në fusha të ndryshme si teknologjia, energjia, mjedisi, bujqësia, siguria, etj.
Tshmë vijon faza e trëtë ajo e kurseve udhëzuese, mentorimit, që do të mbështet me Mini-grante për zhvillimin e prototipeve.
Më pas, faza e fundit është ajo e eventit final, “Demo Day”, ku do të konkretizohen të gjitha idetë e përzgjedhura.
Në përputhje me udhëzimin e Ministrisë së Arsimit, të gjitha aktivitetet do të zhvillohen pas përfundimit të orarit mësimor, në ditë dhe orare të koordinuara, në ditët jo mësimore, sigurisht në rakordim me drejtorinë rajonale dhe drejtuesit e institucioneve arsimore, ku të pjesëmarrja e të rinjve ka marrë paraprakisht miratimin dhe mbështetjen e prindërve.
Fondacioni Komunitar “Korçarët Ndihmojmë Korçarët”, gjen sërish rastin të falënderojë dhe të shprehë mirënjohjen për Dr. Yvonne Naum, themesluesen e këtij fondacioni për sponsosrizmin bujar të këtij projekti së bashku me Global Albanian Foundation, Fondacionin Credins, Easypay, Vizion OJF, Banka Kombëtare Tregtare, Kredo.al, Youth4society, Gant Thorton Company, Shefqet Avdullari, Mentor Kikia, si edhe Partnerët Shqipëri, të cilët nëpërmjet eventit “Rrathë Dhurues”, mundësuan sponsorizimet e mësipërme që i dhanë jetë këtij projekti.
Vizito: www.knk.org.al