Kalo te përmbajtja kryesore
Udhëtimi i bukur në galaktikën e teknologjisë i dha jetë aplikacionit “Drita”
30 maj 2026

Udhëtimi i bukur në galaktikën e teknologjisë i dha jetë aplikacionit “Drita”

U zhvillua me sukses Demo Day, i projektit “Fuqizimi i Liderëve të Rinj të Teknologjisë nga Korça”, një projekt i sponsorizuar nga platforma Smile.al (Fondacioni Credins) dhe zbatuar nga Fondacioni Komunitar “Korçarët Ndihmojmë Korçarët”. Pesë të rinj korçarë, pjesë e këtij projekti, dëshmuan aftësitë e tyre prej lidershipi në teknoligji dhe i dhanë jetë aplikacionit “Drita”

🌟 U zhvillua me sukses Demo Day, i projektit “Fuqizimi i Liderëve të Rinj të Teknologjisë nga Korça”, një projekt i sponsorizuar nga platforma Smile.al (Fondacioni Credins) dhe zbatuar nga Fondacioni Komunitar “Korçarët Ndihmojmë Korçarët”.

Pesë të rinj korçarë, pjesë e këtij projekti, dëshmuan aftësitë e tyre prej lidershipi në teknoligji dhe i dhanë jetë aplikacionit “Drita”, një aplikacion dedikuar të moshuarve që jetojnë vetëm. Ishte e mrekullueshme të shihje këta të rinj që me përkushtim dhe shumë dashuri për gjyshërit e tyre, gjatë rrugëtimit të tyre 3 mujor në galaktikën e teknologjisë, realizuan këtë produkt të dobishëm dhe fisnik.

Në prani të prindërve dhe të ftuarve të pranishëm në aktivitet, ata shpjeguan me detaje jo vetëm aspektin e koncepteve të avancuara teknologjike, por edhe aspektin funksional, i cili ishte i përsosur për të ndihmuar të moshuarit në aspekte të ndryshme.

Aplikacionin Drita, një zgjidhje e krijuar për të mbështetur moshën e tretë përmes tre funksionaliteteve kryesore: 📋 krijimin e kërkesave, 💊 kujtuesin për mjekimet dhe 🚨 butonin e emergjencës. Është një arritje e madhe jo vetëm teknologjike, por e dashurisë njerëzore dhe mbështetjes ndaj brezit më të dashur dhe të respektuar nga të gjithë, gjysheve dhe gjyshërve tanë.

E pranishme në event, prefektja e Qarkut Korçë, znj. Florinda Zegullaj, përgëzoi të rinjtë për këtë arritje kaq të veçantë dhe shprehu vlerësimin maksimal për kujdesin, vëmendjen dhe dashurinë e pesë të rinjve ndaj brezit të tretë, duke e cilësuar këtë fatkt si arritjen më të madhe.

Në përmbyllje të programit, pjesëmarrësit u vlerësuan me certifikata dhe dhurata për angazhimin, përkushtimin dhe punën e tyre gjatë gjithë rrugëtimit.

Një falënderim të veçantë sërish për Smile.al për mundësimin e këtij projekti, ALB Language Center dhe Kolegjit Preka për ndihmë dhe bashkëpunimin e vyer.

👏 Urime nga zemra Anja Tomorrit, Arbana Kafazit, Romina Sulos, Luis Gjoka, Arjon Balikos, për arritjet e tyre dhe shumë suksese në hapat e ardhshëm!

www.knk.org.al