
Mbështetje për të rinjtë korçarë për të zhvilluar idetë e tyre të biznesit në projekte konkrete
Rreth 50 të rinj të moshës 14–22 vjeç në Korçë do të mbështeten nga Fondacioni Komunitar “Korçarët Ndihmojmë Korçarët” për të zhvilluar idetë e tyre të biznesit në projekte reale përmes kampeve të teknologjisë, mentorimit dhe partneriteteve me shkolla, universitete dhe biznese.
Fondacioni Komunitar “Korçarët Ndihmojmë Korçarët” do të mbështesë rreth 50 të rinj të moshës 14–22 vjeç në Korçë që janë trajnuar në kampe teknologjie për të kthyer idetë e tyre të biznesit në produkte konkrete.
Kjo nismë synon të fuqizojë të rinjtë përmes edukimit, mentorimit dhe bashkëpunimit me shkolla, universitete dhe biznese lokale, duke i inkurajuar ata të ndërtojnë një të ardhme profesionale në qytetin e tyre.
Të gjithë qytetarët dhe bizneset që duan të kontribuojnë mund të mbështesin këtë nismë përmes fondeve të dedikuara:
FOND KORÇARËT NDIHMOJMË KORÇARËT Banka Kombëtare Tregtare Numri i Llogarisë: 406024999CLTJCLALL0J IBAN: AL5820541066024999CLTJCLALL0 Swift Code: NCBAALTX
Çdo dhurim është një investim në ide, energji dhe zhvillim të komunitetit.
Ky aktivitet u mbështet edhe nga Pocantico Center e Fondit të Vëllezërve Rockefeller.