Kalo te përmbajtja kryesore
Fushatë për mbështetjen e 5 të rinjve korçarë në teknologji
7 nëntor 2025

Fushatë për mbështetjen e 5 të rinjve korçarë në teknologji

5 të rinj të talentuar nga Korça kanë nevojë për mbështetjen e komunitetit për të ndjekur kurse të avancuara teknologjie dhe për të zhvilluar më tej aftësitë e tyre.

5 të rinj nga Korça, të dalluar për pasionin dhe talentin e tyre në teknologji, kanë nevojë për mbështetjen tonë për të ndjekur kurse të avancuara dhe për të zhvilluar më tej aftësitë e tyre.

Projekti i Fondacionit Komunitar “Korçarët Ndihmojmë Korçarët” synon t’i ofrojë secilit prej tyre një bursë prej 1,000 USD, që mbulon trajnimin, mentorimin dhe lidhjen me profesionistë të fushës nga diaspora.

Mbështet këta të rinj që të ndjekin pasionin për teknologjinë dhe të kthehen në modele frymëzimi për bashkëmoshatarët e tyre!

Kliko këtu dhe dhuro sot në Smile.al

Fuqizo talentin e tyre sot, për të motivuar më shumë të rinj nesër!