
Një vit sfidash - Fondacioni Komunitar “Korçarët Ndihmojmë Korçarët"
Një rrugëtim, i cili mori jetë nga tradita e mrekullueshme e filantropisë korçare, pararendëse për gjithë Shqipërinë, por edhe më gjerë në rajonin tonë e përtej tij, formësuar në kuadrin e të parit fondacion komunitar “Korçarët Ndihmojmë Korçarët, përmbylli harkun kohor të një viti.
Një rrugëtim, i cili mori jetë nga tradita e mrekullueshme e filantropisë korçare, pararendëse për gjithë Shqipërinë, por edhe më gjerë në rajonin tonë e përtej tij, formësuar në kuadrin e të parit fondacion komunitar “Korçarët Ndihmojmë Korçarët, përmbylli harkun kohor të një viti.
Gjatë aktivitetit me tematike “Një vit sfidash”, Fondacioni Komunitar “Korçarët Ndihmojmë Korçarët”, zhvilluar në ambientet e Bibliotekës Publike “Thimi Mitko”, ku ishin të pranishëm, përfaqësues të OJF-ve që operojnë në Bashkinë Korçë, përfaqësues të organeve të qeverisjes vendore, mësues dhe të rinj që kanë bashkëvepruar në këtë periudhë me fondacion u paraqit një rezume e shkurtër e bilancit të punës gjatës kësaj kohe.
Gjatë fjalës së tij, Leonard Olli, Drejtori Ekzekutv i Fondacionit nënvizoi faktin se pavarësisht kohës së shkurtër të veprimit KNK, ka hedhur hapa modestë por solidë veprimtarinë e tij. Përmbushja e disa objektivave kryesorë si, bashkëpunimin me OJF-të në Korçë për të vlerësuar më mirë nevojat dhe prioritetet për adresimin e çështjeve të rëndësishme sociale në Korçë, krijimin e një marrëdhënie të ngushtë bashkëveprimi me komunitetin, sipërmarrjen korçare dhe diasporën për një suport sa më të gjerë dhe real të projekteve, etj., janë formësuar bindshëm dhe me sukses. Duke falënderuar anëtaren e Bordit të Fondacionit dhe donatoren kryesore Yvonne Naum, Olli ritheksoi faktin se iniciativa dhe asistenca financiare e saj, ishin shtylla bazë në përballimin e sfidave. Po kështu, ai shprehu mirënjohjen edhe për Golbal Albanian Foundation, me qendër në Boston (USA), drejtuar nga Mark Kosmo, për mbështetjen si financiare, por edhe në ekspertizën e dhënë në konsolidimin e aktivitetit të KNK. Duke folur për projektet e vitit të ardhshëm, Olli shprehu mirënjohjen për Fondacion Credins, i cili nëpëmjet platformës Smile.al, ka mbështetur projektin projektit “Fuqizimi i Liderëve të Ardhshëm të Teknologjisë nga Korça”, për nxënësit më të spikatur në fushën teknologjisë inovative, frymëzuar nga programi “Korça ICT Academy & Code for Albania” realizuar nga “alphaPlan Center”, falë mbështetjes nga Bashkia e Korçës, por edhe nga organizata World Vision Albania, si edhe projektin “Krijuesit e rinj korçarë të së ardhmes”, mbështetur nga platforma Rrathë Dhurues e organizuar nga Partnerët Shqipëri, ku mori finacime bujare të Fondacionit Credins, Vizion OJF, Kredo.al, Youth 4 Society, Banka Kombëtare Tregtare, Grant Thornton, Mentor Kikia, Shefqet Avdullari, si edhe më shumë se 45 dhurues me emër apo anonimë që kanë dhuruar në platformën Smile.al. Olli shprehu bindjen se këto projekte do të jenë një ndihmë e çmuar për të rinjtë korçarë, familjet e tyre dhe komunitetin në tërësi.
🎤 I pranishëm në këtë event, Kryetari i Këshillit të Qarkut Korçë, z. Petrika Tollkuçi, shprehu përgëzimet për këtë nismë të re komunitare. Ndër të tjera z. Tollkuçi, nënvizoi faktin se institucioni që ai drejton është i përkushtuar për të mbështetur komunitetin me projekte tashëm në zbatim si Ankandi i Produkteve Artizanale të dizenjuara dhe prodhuara nga të moshuarit e qendrave komunatre Epoka e Arte, në bashkëpunim me Misionin Emanuel, e projekte të tjera. Gjithashtu ai shprehu gatishmërinë e Këshillit të Qarkut Korçë për të mbështetur projekti në dobi të komunitetit në tërësi dhe për të rinjtë e të moshuarit më specifikisht.
Ardit Konomi, kryetar i Bordit të Drejtorëve të Fondacionit, nënvizoi faktin se një nga aspektet e rëndësishme të punës së KNk është edhe kujdesi për mjedisin dhe projektet në dobi të tij, Ai theksoi se, KNK tashmë është bërë mbështetëse e disa projekteve të rëndësishme ekzistuese që lidhen me mjedisin, sikundër pyllëzimi i kodrave në pjesën e sipërme të qyteti, si edhe përgjatë rrugës që të çon në malin e Moravës dhe projekti për ndriçimin e saj. Konomi shprehu angazhimin e plotë se edhe në të ardhmen, KNK do të jetë e fokusuar në projektet për mjedisin që të përmirësojnë ndjeshëm cilësinë e jetës dhe ruajnë ekosistemin e qytetit tonë.
Në fjalën e saj, Xheni Prenda, drejtuese ekzekutive e Fonacionit Dorkas, vlersoi punën e bëri deri në këto moment nga KNK dhe shprehu besimin se duke rritur bashkëpunimin midis organizatave fryma komunitare dhe projektet në dobi të komunitetit do të marrin një zhvillim edhe më pozitiv në të ardhmen.
Klajdi Pllaha , mësues pranë Kolegjit Preka, si një mik i fondacionit dhe bashkëpunëtor i çmuar që në ditët e para të krijimit të u shpreh ndjehet më i plotësuar kur çdokush bëhet pjese e nismave që ndihmojnë të rinjtë dhe komunitetin në tërësi. Ai shprehu bindjen se falë bashkëpunimit të shoqërisë civile me komunitetin fryma e solidaritetit jo vetëm do të rritet, por edhe do të ndikojë ndjeshëm në përmirësimin e jetës së komunitetit korçar, ashtu sikundër ky qytetet e ka pasur këtë tradite të mrekullueshme.
#PërfshirjaEKomunitetit# #BashkpunimIHapurMeOJFDheAktivistëtEShoqërsiëCivile
#BashkpinimmeInstitucionetLokaleEQendrore