Kalo te përmbajtja kryesore
Korça dhe Filantropia – Tradita që nuk shuhet kurrë!
18 dhjetor 2024

Korça dhe Filantropia – Tradita që nuk shuhet kurrë!

Mbi 35 pjesëmarrës nga institucione publike, OJF, akademia dhe media u bashkuan në workshop-in “Korça dhe Filantropia – Tradita që nuk shuhet kurrë!”, organizuar nga Fondacioni Komunitar “Korçarët Ndihmojmë Korçarët”, për të diskutuar traditën e filantropisë korçare dhe prioritetet sociale të komunitetit.

Mbi 35 pjesëmarrës, përfaqësues të institucioneve publike, OJF-ve që operojnë në territorin e Bashkisë Korçë, profesorë të Universitetit Fan Noli, aktivist të shoqërisë civile, medias dhe të rinjve u bënë pjesë e workshop-it "Korça dhe Filantropia – Tradita që nuk shuhet kurrë!", organizuar nga i pari Fondacion Komunitar në Shqipëri, “Korçaret Ndihmojmë Korçaret”.Një event që solli në vëmendje traditën e filantropisë korçare, pararendëse për gjithë Shqipërinë, një traditë që më shumë se kurrë na takon ta risjellim në jetën e komunititetit tonë, si një aspekt të fuqishëm njerëzor, solidariteti dhe frymës komunitare dhe me objektiv kryesor:1) Bashkëpunimin me OJF-të në Korçë për të vlerësuar më mirë nevojat dhe prioritetet për adresimin e çështjeve të rëndësishme sociale në Korçë.2) Kërkimi dhe identifikimi i projekteve që mund të përfitojnë nga programet e granteve të Fondacionit të Komunitetit KNK që do të fillojnë në vitin 2025.3) Krijimin e një marrëdhënie të ngushtë bashkëveprimi me komunitetin, sipërmarrjen korçare dhe diasporën për një suport sa më të gjerë dhe real të projekteve.4) Identifikimin, bazuar në eksperiencat e deritanishme, e mënyrave për një bashkëpunim sa më të sinqertë dhe efikas me institucionet e pushtetit vendor dhe atij qendror. I pranishëm në këtë event, Prefekti Qarkut Korçë, z. Nertil Jole , pasi përshëndeti nismën shprehu kënaqësinë që ishte e pjesë e takimit të parë të Fondacionit krijuar me mbështetjen e filantropes me origjinë korçare, por lindur dhe rritur n SHBA, Dr. Yvonne Naum. “Veprat e bamirësve të shumtë të trevës sonë edhe sot shkëlqejnë në Korçën tonë dhe janë shprehje e frymës evropiane që mbollën në këtë qytet shumë filantropë, nga shekulli i '15 deri në shekullin e '20-të. Familja Turtulli është nga shembujt më të spikatur, që i dhuroi Korçës shumë objekte të rëndësishme, spitalin, bibliotekën, kinemanë, liceun dhe jetimoren. Janë edhe shumë filantropë të tjerë si Anastas Avram-Lekçe, Iljaz Bej Mirahori, Selim Mborja etj, që me veprat e tyre lanë gjurmë të shkëlqyera. Vijimi i traditës së kahershme të filantropisë korçare, sikundër e dëshmona edhe rasti i znj. Naum, është fryma që të gjithë së bashku duhet të përhapim si kulturë e bashkëjetesës sonë, në emër të dashurisë për njeriun, qytetin dhe vendin”, nënvizoi z. Jole.

Z. Erjon Nexhipi, Kryetar i Këshillit të Qarkut Korçë vlerësoi maksimalisht aktin e Dr. Yvonne Naum dhe krijimin e KNK, duke nënvizuar do të ishte një ndihmë e shtuar në përmirësimin e jetës së komunitetit. Ai nënvizoi se ndihma ndaj të moshuarve që wshtw njw ndwr fokueset kryesore tw punës së fondacionit ka njw projekt nw terren mbwshtetur nga Këshilli Qarkut. "Projekti ‘Shërbime sociale e shëndetësore të përshtatshme dhe të integruara për të moshuarit’, vjen si rezultat i bashkëpunimit të Këshillit të Qarkut Korçë, Fondacionit “Misioni Emanuel për Zhvillim dhe Integrim”, Bashkisë Korçë, Pogradec dhe Maliq me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nëpërmjet Fondit Social”, duke nënvizuar faktin se pavarësisht kësaj ka ende shuma nevojë për mbështetje të personave të kësaj kategorie sociale pasi ato janë të shumta dhe të shumëllojshme. Mbështetja e institucionit që ai drejton do të jetë e plotë gjithmonë për këtë nismë.Në lidhje direket me eventin, i cili ishte në up link edhe për organizatat partnere jashtë Shqipërisë, Mark Kosmo, me origjinë nga Korça, por lindur dhe rritur në SHBA, Drejtori i Bordit të Fondacionit “Global Albanians Foundation”, me qendër në Boston (USA), partner iniciues, së bashke me dr. Naum, dhe krijues të FK KNK, nënvizoi rolin e madh që vetë komuniteti luan në zgjidhjen e problematikave, të mbledhjes së fondeve dhe si kjo praktikë kaq masive dhe efikasë në SHBA, mund të gjejë zbatim edhe në Shqipëri dhe në rastin konkret në Korçë. Ai theksoi rolin e rëndësishëm që diaspora shqiptare, komuniteti korçar i kësaj diaspore mund të luajnë në këtë mision fisnik.

Pjesëmarrësit pasi ndanë opinionet e eksperiencat e tyre mbi problematikat e shumta që ndeshen në komunitetin tonë u angazhuan për një bashkëpunim sa më efikas dhe shprehën propozime dhe rekomandime konkrete për rakordimin e veprimeve dhe projekteve të cilat do të ishin më prioritare për t’u zbatuar në dobi të komunitetit tonë.Falënderojmë sërish Dr. Yvonne Naum në Shtetet e Bashkuara për këtë nismë kaq domethënëse, donacionet e saj bujare që mundësuan krijimin Fondacionit Komunitar “Korçarët Ndihmojmë Korçarët” dhe ndihmën e premtuar në të ardhmen. Një falënderim edhe për GAF për suportin organizativ dhe ndihmën financiare për të çuar para këtë projekt.

Korçarët Ndihmojmë Korçarët – Bashkë jemi më të fortë!