
Pro Liceut francez në Korçë, kundër prerjes së pishave!
Fondacioni Komunitar “Korçarët Ndihmojmë Korçarët” shpreh mbështetjen e plotë për projektin e ndërtimit të Liceut Francez në Korçë jo vetëm si një memorie e se shkuarës, por edhe për traditat e dijes që qyteti ynë mbart në vetvete dhe si një mundësi zhvillimi. Por, gjithmonë në kuadër të transparencës dhe shqetësimit të madh qytetar në raport mbi efektet e zbatimit të këtij projekti që lidhen me prerjen e pishave dhjetëvjeçarë në ambientet e Fakulteti të Shkencave të Natyrës dhe Humane, një masakër e vërtetë mjedisore.
Fondacioni Komunitar “Korçarët Ndihmojmë Korçarët” shpreh mbështetjen e plotë për projektin e ndërtimit të Liceut Francez në Korçë jo vetëm si një memorie e se shkuarës, por edhe për traditat e dijes që qyteti ynë mbart në vetvete dhe si një mundësi zhvillimi. Por, gjithmonë në kuadër të transparencës dhe shqetësimit të madh qytetar në raport mbi efektet e zbatimit të këtij projekti që lidhen me prerjen e pishave dhjetëvjeçarë në ambientet e Fakulteti të Shkencave të Natyrës dhe Humane, një masakër e vërtetë mjedisore, kërkojmë informacion nga Bashkia Korçë, ministria e Arsimit, Agjencia e Zhvillimit të Territorit (AZHT), Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë apo çdo autoritet tjetër përgjegjës për mjedisin, sipas kompetencës ligjore që përfshihen në këtë projekt të na informojnë publikisht: Planin e përgjithshëm vendor dhe dokumentet e planifikimit që përcaktojnë destinacionin aktual të territorit, përfshirë statusin e hapësirës së gjelbër, nëse ajo është e tillë. Të dhënat lejes së ndërtimit, nëse është lëshuar, me numrin, datën, autoritetin lëshues dhe afatin e vlefshmërisë. Nëse leja nuk është lëshuar, informacionin mbi aktin konkret që autorizon nisjen e punimeve përgatitore dhe ndërhyrjet në territor. Informacion nëse prerja e pemëve është parashikuar shprehimisht në projektin e miratuar dhe nëse kjo ndërhyrje është pjesë e lejes së ndërtimit apo kërkon autorizim të veçantë. Gjithashtu lidhur me autorizimin për prerjen ose zhvendosjen e pemëve tw bwjnw me dije: Vendimi, urdhrit, lejes ose autorizimit që ka lejuar prerjen, zhvendosjen apo dëmtimin e pemëve në këtë territor. Identifikimin e institucionit dhe të personit përgjegjës që ka marrë vendimin përkatës. Kopje të inventarit të pemëve të prekura, ku të përcaktohen numri, lloji, gjendja dhe vendndodhja e tyre. Relacionin teknik ose vlerësimin profesional që ka argumentuar domosdoshmërinë e prerjes, si dhe shqyrtimin e alternativave për ruajtjen ose zhvendosjen e pemëve. Procesverbalet e konstatimit në terren, urdhrat e punës, kontratat dhe dokumentet që identifikojnë subjektin që kryen ndërhyrjen. Dokumenti e Vlerësimit Strategjik të Mjedisit (VSM) Dokumenti të vlerësimit të ndikimit në mjedis, vendimi paraprak ose përfundimtar, apo akti që përcakton nëse projekti i nënshtrohet një procedure të tillë (VNM). c) Informacion nëse territori përfshihet në ndonjë zonë me status të posaçëm mbrojtjeje, në zonë historike apo në një perimetër ku zbatohen kufizime të veçanta. Planin e rehabilitimit dhe të sistemimit të gjelbërimit pas ndërhyrjes, me numrin, llojet dhe vendndodhjen e pemëve që parashikohet të mbillen. Përputhesh mërinë e zbatimit të VKM-së nr. 336/2026 për Fondin e Gjelbër të Pemëve Dokumentet administrative, procesverbalet, inventarët dhe evidencat fotografike që lidhen me gjendjen e territorit përpara dhe gjatë ndërhyrjes. Të sqarohet nëse janë respektuar detyrimet për ruajtjen, kompensimin dhe rehabilitimin e gjelbërimit, sipas akteve që zbatohen për projektin. Të informojnë nëse ligji i posaçëm për hapjen e Liceut Francez është miratuar në Kuvendin e Shqipërisë. Zhvillimi i një projekti arsimor me rëndësi për qytetin e Korçës duhet të shoqërohet me dokumentacion të plotë dhe me respektimin e të gjitha detyrimeve ligjore që lidhen me territorin, mjedisin dhe gjelbërimin ekzistues, duke shmangur me çdo kusht dëmtime në ekosistemin e qytetit dhe pasurisë pyjore të tij. Jemi besimplotë se do të bëhet transparencë sa më shpejt të jetë e mundur, e cila është në të mirën e Korçës dhe vlerave qytetare që ajo ka përçuar e do të përçojë gjithmonë