Kalo te përmbajtja kryesore
Krijuesit e rinj korçarë të së ardhmes
1 mars 2026

Krijuesit e rinj korçarë të së ardhmes

Fondacioni Komunitar “Korçarët Ndihmojmë Korçarët” ka iniciuar projektin “Krijuesit e rinj korçarë të së ardhmes”, një projekt që synon të nxisë kreativitetin dhe kurajën për të shprehur idetë inovative për të rinjtë të moshave nga 14-22 vjeç. Një projekt që do të realizohet në territorin e Bashkisë Korçë.

Fondacioni Komunitar “Korçarët Ndihmojmë Korçarët” ka iniciuar projektin “Krijuesit e rinj korçarë të së ardhmes”, një projekt që synon të nxisë kreativitetin dhe kurajën për të shprehur idetë inovative për të rinjtë të moshave nga 14-22 vjeç. Një projekt që do të realizohet në territorin e Bashkisë Korçë.

Qëllimi i projektit

Ky projekt synon të identifikojë dhe mbështesë të rinjtë nga Bashkia Korçë (14-22 vjeç) që kanë ide, krijuese, prototipe, shpikje të reja në fusha të ndryshme si teknologjia, energjia, mjedisi, bujqësia, siguria, etj. Nëpërmjet një programi gjithëpërfshirës, me thirrje të hapur për ide, mentorim, udhëzime dhe mbështetje financiare, projekti krijon një mjedis nxitës dhe krijues që do t’u japë të rinjve mjetet e duhura për të zhvilluar dhe prezantuar prototipet e tyre.

Përmes përfshirjes aktive të komunitetit dhe institucioneve lokale (shkolla, universiteti, qendra rinore, biznese), projekti synon të krijojë një kulturë inovacioni dhe bashkëpunimi afatgjatë, duke krijuar klimën e nevojshme të besimit për prezantimin e ideve krijuese.

Objektivat kryesorë të projektit janë:

1. Identifikimi i të rinjve me ide krijuese, të paktën 30 të rinj nga Bashkia Korçë

2. Rritja e kapaciteteve për zhvillim ideje Të ofrohen kurse udhëzuese për të paktën 15-20

3. Mbështetje konkrete për zhvillimin e ideve, ku do të financohen të paktën 7 ide me mini-grante

4. Promovimi i rezultateve Organizimi i një eventi “Demo Day” për prezantimin e shpikjeve

Plani i Veprimit

- Përgatitja e projektit, bashkëpunime me institucione

- Hapja e thirrjes për ide nga të rinjtë

- Përzgjedhja e ideve më premtuese

- Kurse udhëzuese, mentorimi e kualifikimi

- Mini-grante dhe zhvillimi i prototipeve

- Eventi final “Demo Day”

Zbatimi është planifikuar për periudhën Mars 2026 – Korrik 2026,

Mënyra e zbatimit dhe oraret

Në përputhje me udhëzimin e Ministrisë së Arsimit, të gjitha aktivitetet do të zhvillohen pas përfundimit të orarit mësimor, në ditë dhe orare të koordinuara, në ditët jo mësimore, sigurisht në rakordim me drejtorinë rajonale dhe drejtuesit e institucioneve arsimore, ku të pjesëmarrja e të rinjve ka marrë paraprakisht miratimin dhe mbështetjen e prindërve dhe prezenca e ekipit të projektit do bëjë maksimumin në mënyrë që çdo i ri që ka deshire të ketë mundësinë të jetë pjesë e këtij projekti.

Afati i aplikimit: 1 Mars-30 Mars

www.knk.org.al