Kalo te përmbajtja kryesore
Projekti "Fuqizimi i liderëve të rinj të teknologjisë nga Korça", sponsorizuar nga smile.al, ka kaluar ne fazën e zhvillimi praktik të aplikacionit për moshën e tretë, i cili po ndërtohet nga 5 studentët pjesëmarrës drejtuar nga mentorët tanë
21 maj 2026

Projekti "Fuqizimi i liderëve të rinj të teknologjisë nga Korça", sponsorizuar nga smile.al, ka kaluar ne fazën e zhvillimi praktik të aplikacionit për moshën e tretë, i cili po ndërtohet nga 5 studentët pjesëmarrës drejtuar nga mentorët tanë

Projekti "Fuqizimi i liderëve të rinj të teknologjisë nga Korça", sponsorizuar nga smile.al , ndodhet në seancat e fundit të tij. Fokusi kryesor ka qenë zhvillimi praktik i aplikacionit për moshën e tretë, i cili po ndërtohet nga 5 studentët pjesëmarrës me mbështetjen e mentorëve tanë. Këto seanca janë përqendruar në kthimin e ideve dhe feature-ve të planifikuara në funksionalitete reale dhe të implementuara në projekt

Projekti "Fuqizimi i liderëve të rinj të teknologjisë nga Korça", sponsorizuar nga smile.al , ndodhet në seancat e fundit të tij. Fokusi kryesor ka qenë zhvillimi praktik i aplikacionit për moshën e tretë, i cili po ndërtohet nga 5 studentët pjesëmarrës me mbështetjen dhe mentorimin tonë. Këto seanca janë përqendruar në kthimin e ideve dhe feature-ve të planifikuara në funksionalitete reale dhe të implementuara në projekt, duke i ndihmuar studentët të lidhin njohuritë teknike të fituara më parë me zgjidhjen e problemeve konkrete në zhvillimin e software-it.

Përgjatë leksioneve, studentët kanë punuar me tematika të rëndësishme si autentikimi me Firebase, ndërtimi i ekraneve të login dhe signup, si dhe menaxhimi i të dhënave specifike për përdoruesit. Një fokus i veçantë iu kushtua edhe cilësisë së kodit, përmes organizimit dhe refaktorimit të strukturës së projektit, si dhe trajtimit profesional të loading dhe error states për të përmirësuar eksperiencën e përdoruesit.

Në vijim, seancat u fokusuan te performanca dhe finalizimi vizual i aplikacionit, ku studentët mësuan teknika për optimizimin e rendering-ut dhe listave në React Native, si dhe punuan për krijimin e një UI-je më konsistente dhe moderne me animacione të vogla. Faza e fundit e këtyre seancave përfshiu testimin, rregullimin e bug-eve dhe procesin e deployment-it të aplikacionit përmes Expo.

Një moment shumë i vlefshëm i këtyre javëve ishte edhe pjesëmarrja e të ftuarit special, Isak Bego, i cili ndau me studentët eksperiencën e tij, si student i shkencave kompjuterike në Universitetin Amerikan, në Bullgari. Ai foli mbi eksperiencat e tij në internshipe dhe startup-e, duke shpjeguar cilat janë cilësitë që e bëjnë një student të dallohet në aplikimet për punë dhe mundësitë profesionale në industrinë e teknologjisë.

Gjithashtu, Isaku prezantoi mënyrën sesi ekipet profesionale të zhvillimit të software-it organizojnë punën e tyre përmes metodologjisë Scrum, krijimit të user stories dhe kthimit të tyre në detaje teknike konkrete. Një tjetër tematikë kyçe ishte edhe përdorimi i Git dhe GitHub për version control, ku studentët panë nga afër sesi projektet e mëdha menaxhojnë kodin dhe bashkëpunimin në skuadër në mënyrë profesionale.

Talenti i tyre, tashmë po formësohet profesionalisht në nivelet më të larta! Sepse ata guxojnë!

Për më tepër vizito: www.knk.org.al