
Përfundon faza e parë e projektit “Krijuesit e rinj korçarë të së ardhmes”
Në përfundimit të periudhës së aplikimeve që vazhduan nga 1 Mars-30 Mars, u paraqiten 18 aplikime nga më shumë se 40 të rinj. Pjesëmarrja vjen nga institucione të ndryshme arsimore publike dhe jo publike.
Fondacioni Komunitar “Korçarët Ndihmojmë Korçarët” në vijim të projektit “Krijuesit e rinj korçarë të së ardhmes”, një projekt që synon të nxisë kreativitetin dhe kurajën për të shprehur idetë inovative për të rinjtë të moshave nga 14-22 vjeç, i cili po realizohet në territorin e Bashkisë Korçë, ka përmbyllur me sukese fazën e parë.
Në përfundimit të periudhës së aplikimeve që vazhduan nga 1 Mars-30 Mars, u paraqiten 18 aplikime nga më shumë se 40 të rinj. Pjesëmarrja vjen nga institucione të ndryshme arsimore publike dhe jo publike. Si organizatorë ne ndjehemi jashtëzakonisht të kënaqur për këtë pjesëmarrje kaq të lartë jo vetëm nga institucionet arsimore, por edhe nga numri i lartë i të rinjve që kanë aplikuar si individualisht ashtu edhe në grup.
Tashmë vijon puna më fazën e vlerësimit dhe përzgjedhjes së 7 ideve më të mira të cilat do të mbështeten në vijim të projektit për realizimin e tyre të plotë, fazë e cila përmbyllet në datën 20 Prill.
Për më tepër vizito: www.knk.org.al