Kalo te përmbajtja kryesore
Mirënjohje për Dr. Yvonne Naum
24 tetor 2025

Mirënjohje për Dr. Yvonne Naum

Një vlerësim i sinqertë për Dr. Yvonne Naum, filantropre me rrënjë korçare, e cila mundësoi krijimin e fondacionit të parë komunitar në Shqipëri.

Mirënjohje nga zemra për Dr. Yvonne Naum, këtë bijë korçare, e cila edhe pse e lindur dhe rritur në Shtetet e Bashkuara, mban në ADN-në e saj një dashuri të natyrshme dhe të pakushtëzuar për vendlindjen e prindërve dhe të afërmve të saj.

Falë iniciativës së saj dhe dhurimeve të saj, u bë e mundur krijimi i fondacionit të parë komunitar në Shqipëri, “Korçarët Ndihmojmë Korçarët” (KNK). Kontributi i Dr. Naum ka qenë vendimtar jo vetëm në ngritjen e fondacionit, por edhe në mbështetjen financiare të projekteve të tij, përfshirë iniciativën “Krijuesit e rinj korçarë të së ardhmes”.

Dr. Yvonne Naum është gjithashtu anëtare e Bordit të Drejtorëve të Fondacionit, duke sjellë vizion, përkushtim dhe një model frymëzimi për komunitetin korçar dhe më gjerë.

Një mirënjohje e thellë për energjinë, bujarinë dhe besimin e saj të palëkundur në fuqinë e komunitetit.

Kliko këtu për videon e plotë në Facebook.